Gabimi i gjyqtarëve për të cilin po flasin të gjithë

Takimi ndërmjet ekipeve Golden State Warriors dhe Houston Rockets, në letër, ishte dhurata më te mirë nga liga NBA për të gjithë adhuruesit e basketbollit.
RT to ruin a Harden hater day. pic.twitter.com/DfOhXWGJzs
— Rockets_Feed (@rockets_feed) January 4, 2019
Basketbollistët më të mirë në botë dhe një shfaqje shumë të mirë, finishi ishte dramatik dhe 48 minuta te rregullt nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin, kurse treshja që e shënoi James harden dhe i dha fitoren Houstonit, “mjekrrën” e futi në një rang me Allen Iversonin, Michael Jordanin dhe Kobe Bryantin si basketbollistin e katërt që shënon 40+ pikë në pesë ndeshje të njëpasnjëshme, raporton Insporti.
Mirëpo, tema më e përfolur nga kjo ndeshje është nja gabim i gjyqtarëve, që është aq drastik, sa që nuk po tejkalohet assesi.
Në sekondat e fundit të kohës së rregullt Kevin Durant e shpëtoi një top për ekipin vendës, gjyqtarët lejuan të vazhdojë loja, nga ai aksion Golden State shënoi dhe takimi shkoi në kohë shtesë.
Gjyqtarët lejuan vazhdimin e ndeshjes edhe pse shihej që Durant i ka dy këmbët jashtë fushës dhe ajo që ai bëri nuk ka lidhje me lojë të rregullt.
Was KD not out of bounds here? ? pic.twitter.com/LQNcH6tZNo
— Bleacher Report (@BleacherReport) January 4, 2019
Kjo edhe një herë tregon se gabimet e gjyqtarëve, madje edhe ato amatore, janë të pranishme në NBA, përkundër shumë ndihmesave teknologjike dhe fizike që gjyqtarët e kësaj lige i kanë në raport me ata të ligave të FIBA-s.