Gabimi i rëndë i Van Dijk që Liverpoolit i kushtoi me gol

Futboll 17 Shtator 2019 23:33

Napoli ka shënuar fitore të madhe në ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Napolitanët kanë mundur kampionin e Evropës, Liverpoolin në “San Paolo”.

Rezultati final ishte 2:0, ku për ekipin e Carlo Ancelottit realizuan Dries Mertens dhe Fernando Llorente.

Ky i fundit realizoi pas një gabimi të Virgil Van Dijk.

Gjithsesi, fajtorë ishin edhe dy bashklojtarët e holandezit, që nuk reaguan si duhet.