Gafa e madhe ia humbi titullin (VIDEO)

Atletikë 06 Korrik 2019 14:45

Në sprint të plotë dhe me krahët e hapur, atleti Hagos Gebrhiwet shpalli veten kampion të garës së 5000 mijë metrave në Diamond League, që u zhvillua në Lozanë të Zvicrës.

25-vjeçari gaboi në llogaritë e tij, sepse gara kishte edhe një xhiro për të përfunduar dhe ai e ndali vrapimin sapo kaloi vijën e finishit, ndërsa ndryshe nga ai vepruan atletët e tjerë, që vijuan të vrapojnë dhe e parakaluan atë.

Gebrhiwet u rikthye të vrapojë, por energjitë e tij kishin shteruar dhe nuk arriti të renditet më lart se vendi i 10-të.