Gafa e radhës e “Qeqës” (VIDEO)

Futboll 26 Tetor 2019 15:08

Komentatorja e Radio e Kosovës, Qëndresa Krelani “Qeqa” ka bërë gafën e radhës, shkruan Insporti.com.

Drenica është duke e fituar ndeshjen kundër kampionit aktual, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1:0 me golin e Qemail Elshanit.

Në minutën e 20-të të ndeshjes gjyqtari kryesor i ndeshjes, Kreshnik Vula ndaloi ndeshjen pasi që tifozët vendas “Shqiponjat e Zeza” kanë ofenduar në kor ekipin e “Niklit”. Për, t’i ndalur tifozët vendas shkoi kryetrajneri Tahir Lushtaku, i cili i bindi që të ndalen me ofendime në drejtim të skuadrës së mysafire.

 

“Qeqa” gjatë bashkëbisedimit me komentatorin, Edmond Thaçi, momentin e ecjes së Lushtakut e ka quajtur si pamje të bukur duke e cilësuar si “boss” i cili përveç që drejtonte skuadrën, arriti të tregonte autoritetin e tij edhe në raport me tifozët kuqezi, të cilët ofenduan rëndë skuadrën nga Drenasi.

Vetëm disa sekonda më pas ajo deklaroi se kjo pamje e plotësisht e pa imagjinueshme në stadiumet evropiane.

Kjo është gafa e radhës e “Qeqës” pas asaj me reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrova, të cilin e kishte quajtur idiot. /Insporti.com/

-->