Gafa e Shkodran Mustafit bëhet ‘hit’ në internet

Futboll 16 Korrik 2019 11:25

Dje pas mesnate, Arsenali luajti një ndeshje miqësore në Amerikë përpara se të nis turneun International Champions Cup.

‘Topçinjtë’ u përballën me Colorado Rapids, në një ndeshje e cila i takoi në tërësi skuadrës së Unai Emery.

Arsenal fitoi me rezultati bindës 3-0, ku golat u shënuan nga Bukayo Saka (13’), James Olayinka (29’) dhe transferimi më i ri, Gabriel Martinelli (61’).

Por kjo sfidë u bë virale në rrjetet sociale për një arsye të pabesueshme, me protagonist Shkodran Mustafin.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare u inkuadrua në fushë në minutën e 62’ dhe mori shiritin e kapitenit, të cilin e vendos në dorën e djathtë.

Shiriti i kapiteni kryesisht mbahet në dorën e majtë, por Mustafi ka dashur ta ‘befasojë’ publikun me këtë veprim.

-->