Gafa e televizionit zviceran, e bën shqiptar futbollistin zviceran

Futboll 27 Mars 2019 17:13

Televizioni zviceran RTS e ka bërë një gafë duke e prezantuar futbollistin zviceran, Kevin Mbabu me flamur shqiptar

Shqiptarët e kanë një hise në Zvicër për faktin se viteve të fundit ishin pikërisht futbollistët shqiptarë ata që e kanë bajtur barrën kryesore të Helvetikëve

Andaj, Zvicra këto vite është identifikuar edhe me shqiptarë.

Por, një televizion zviceran në gjuhën franceze e ka bërë një gafë mbrëmë.

Duke e prezantuar futbollistin Kevin Mbabu, tek titrat ky televizion e ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në vend të atij zviceran.

Edhe në Botërorin 2018 futbollistët shqiptarë ishin protagonistë tek Zvicra.

Andaj, Shqiponja dykrenore është bërë simbol i njohur edhe në shtetin Helvetik.

-->