Gafa e Ter Stegen i kushton me humbje Barcelonës, mposhtet nga Atletico

Futboll 21 Nëntor 2020 22:57

Atletico Madridi ka triumfuar në ”Wanda Metropolitan” ndaj Barcelonës.

“Los Rijoblancos” fituan me rezultat minimal 1:0.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, derisa mbrojtja defensive e vendasve ishte në nivelin e lartë, duke mos lejuar konkretizimin e shumicës së rasteve.

Carrasco realizoi golin e fitores pas një gabimi trashanik të Marc-Andrea Ter Stegen që la portën hapur duke iu afruar gjysmës së fushës (45+3), gol ky që do të ishte vendimtar për vijimin e takimit.

Me këtë fitore, Atletico ngritët në pozitën e dytë me 20 pikë, derisa Barcelona qëndron në të 10-tën me 11 sosh. /Insporti/

-->