Galatasaray Kosova po funksionon për mrekulli

Futboll 08 Janar 2019 16:35

Lajme të mira për djelmoshat e rinj kosovar.

Tash e pesë vite shkolla e futbollit Besëlidhja dhe klubi i famshëm turk Galatasaray, kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me ç’rast talentët tanë kanë mundësinë të jenë pjesë e klubit të famshëm turk, shkruan Korneri.net

Gjatë ditës drejtori i shkollës Besëlidhja, Driton Bajrami dhe koordinatori dhe trajneri Adem Neziri, kanë udhëtuar në Stamboll së bashku me dy lojtarët e e kërkuar nga academia e Galatasaray, Oltion Bilalli dhe portieri Arnis Ajeti.

Talenti i madh Oltion Bilalli i cili para tre ditësh i mbushi 17 vjet, do të qëndroj në Stamboll deri me 26 janar në përgatitje me klubin e Galatasaray, ndërsa në shtator të këitij viti do të shkoj sërish ndoshta edhe për të nënshkruar kontratë.

Ndërsa portiere Arnis Ajeti do të jetë në prova pesë ditore, për të parë më pas se çfarë do të vendoset për të, mirëpo most ë harrojmë se ai është vetëm 16 vjeçar.

-->