Galatasaray uron Majlinda Kelmendin: I jemi jashtëzakonisht mirënjohës

Xhudo 17 Dhjetor 2021 20:04

Klubi turk Galatasaray i ka uruar suksese të reja në kapitullin e ri xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi, e cila ka vendosur të pensionohet nga sporti aktiv.

“I jemi jashtëzakonisht mirënjohës xhudistes legjendare kosovare Maljinda Kelmendi për një karrierë të shkëlqyer, me arritje të panumërta në klubin tonë. Ju urojmë një pension të lumtur dhe shumë arritje të tjera në kapitullin tuaj të ri, legjendë”, ka shkruar klubi në një postim në Facebook.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi ka përfaqësuar skuadrën e Galatasarayt në garat me klube në xhudo.

-->