Galliani i ka disa fjalë për formën e Milanit

Futboll 04 Mars 2019 11:38

Ish-administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani është i lumtur me formën e mirë të treguar së fundmi nga ish-klubi i tij, që tashmë zë vendin e tretë në ligën italiane, transmeton zeri.info

“Gattuso? Për mua ai ka qenë një befasi e madhe. Karakteri i tij më kishte bërë të mendoj që ai s’mund të bëhet trajner, por përkundrazi ai ka qenë i mrekullueshëm. Lojtarët janë pas tij dhe rezultatet janë duke ardhur”, deklaroi Galliani.

“Pronarët e rinj i kanë meritat e veta gjithashtu ashtu si Leonardo, Maldini. Asnjë skuadër në Evropë nuk është përforcuar aq shumë sa Milani”, shtoi ai.

“Milanezët janë rikthyer përsëri para romakëve. Shpresoj që Milani dhe Interi të kualifikohen në Ligë të Kampionëve”, u shpreh italiani