Gallinari e pranon lidhjen me gazetaren italiane (FOTO)

Basketboll 06 Prill 2019 08:27

Thashethemet ishin “në ajër” prej kohësh, por tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht marrëdhënia mes basketbollistit italian, Daniele Gallinari dhe gazetares Elenonora Boi.

Ka qenë vetë ylli i Los Angeles Clippers, që ka konfirmuar se është në një lidhje me gazetaren, gjatë një interviste të dhënë për “Sportweek”.

“Po, jam në një lidhje me Eleonora Boi. Ajo vjen shumë shpesh në Los Angeles dhe nuk humbet thuajse asnjë nga ndeshjet e Clippers”, tha Gallinari.

Vetëm pak orë pas publikimit të intervistës së basketbollistit, edhe vetë gazetarja ka publikuar një sërë fotosh të shkrepura në Los Angeles, disa prej të cilave me fanellën e Gallinarit.

-->