Gana e lë jashtë Botërorit Nigerinë, tifozët e Ganës shkaktojnë skena të pahijshme

Futboll 29 Mars 2022 22:56

Përfaqësuesja e Nigerisë nuk ka arritur të kualifikohet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, pasi është eliminuar nga Gana në ndeshjen e plejofit. Dueli i luajtur të martën mbrëma në “MKO Abiola Stadium” në Abouja ka përfunduar me rezultatin 1:1, i cili i ka mjaftuar Ganës për të konfirmuar pjesëmarrjen në Katar.

Dueli i parë kishte përfunduar pa gola, ndërsa rregulli i golit mysafir që është hequr nga UEFA këtë sezon, ishte në fuqi për ndeshjet e plejofit të Botërorit për sektorin e Afrikës.

E dështimin e Nigerisë për t’u kualifikuar në Botëror nuk e kanë pritur mirë tifozët vendas, të cilat kanë shkaktuar skena të pahijshme duke sulmuar edhe tifozët e Ganës.

Ata janë futur në fushë përpara se të largohen pas intervenimit të policisë që është detyruar të përdor gaz lotsjellës.

Për Nigerinë kjo është hera e parë që nuk kualifikohet në Botëror pas tri pjesëmarrjeve rresht (2010, 2014, 2018).

-->