Gana në gjak, Anglia si shtëpi – talenti i Arsenalit shkruan historinë

Futboll 02 Janar 2019 08:22

Në Angli i quajnë “the next big thing”, që do të thotë “ylli i së ardhmes”.

Në këtë kategori bën pjesë edhe Bukayo Saka, talenti i Arsenalit që sot debutoi në Premier Ligë, kundër Fulhamit.

Debutim që e fut në histori, sepse bëhet i pari futbollist i lindur në 2001 që debuton në elitën e futbollit anglez. Anësor ofensiv, Saka ka talent me shumicë dhe e ka bindur plotësisht trajnerin Unai Emery.

Shpejtësi, teknikë, aftësi për të luajtur në të dy krahët e sulmit, por edhe si mbrojtës krahu në rast nevoje, Saka ehete pjesë e Anglisë U19 dhe ka shënuar gol ndaj Moldavisë, duke ruajtur mesataren e lartë të golit që KS me të rinjtë, ku drejton legjendari Freddie Ljungberg.

Debutimi në Premier Ligë erdhi sot, por Emery e ka zbuluar më kohë dhe e ka hedhur në fushë në Europa League  22 minuta ndaj Vorsklas në Ukrainë dhe 90 minuta në Emirates Stadium kundër Qarabagh.

Gana në lëkurë dhe në gjak: Londra dhe Anglia si shtëpi, ku është formuar dhe rritur talenti i tij.

Emirates në këmbë, për ta duartrokitur kur u fut, sepse të luash në Premier Ligë në moshë aq të re meriton duartrokitje.