Gara më bajate e sezonit

Formula 1 27 Maj 2018 17:33

Gara për Shpërblimin e Madh të Monakos, zakonisht është një prej pikave të ndritshme të sezonit në Formula 1. Në fakt, të gjithë e dinë se në këtë shteg tejkalimi është po thuajse i pamundshëm dhe kualifikimet janë pjesa më e rëndësishme e fundjavës.

Mirëpo, në tri garat e fundit, shoferi që kishte pasur pole position nuk kishte fituar dhe kishin ndodhur aksidente në këtë shteg të ngushtë, duke i bërë gara interesante sepse është një shteg që nuk e fal as gabimin më të vogël.

Sidoqoftë, gara e sivjetme ishte tjetrë tregim nga ato të kaluarat. Pole position kishte Daniel Ricciardo i Red Bullit, i cili theu rekordin e shtegut dhe ishte i shkëlqyeshëm edhe në prova më herët.
Në start, për herë të parë pas një kohe të gjatë, të gjithë ngasësit u përbiruan nëpër kthesën e parë si nëpër vrimën e gjilpërës dhe pasi dolën nga St Devote, aty e tutje u “paluan në rresht për një”
Ricciardo në fakt më nuk shikoi prapa dhe përkundër disa problemeve që i pati me bolid udhëhoqi nga fillimi deri në fund dhe shënoi fitore.

Vettel, i cili u nis i dyti për Ferrarin, edhe e përfundoi garën në këtë pozitë, duke mos qenë asnjëherë në gjendje të rrezikojë Ricciardon dhe duke mos u rrezikuar asnjëherë nga Hamilton, prapa tij i cili i ngjit në shkallën e fundit të podiumit.

Në fakt, gjashtë rrathë para fundit Leclerc dhe Hartley u përfshinë një një incident, në dalje të tunelit, gjegjësisht në hyrje të shikanës dhe kjo e vuri në shteg regjimin e Automobilit Virtual të Sigurisë VSC dhe ndalim tejkalimit, gjë që edhe më shumë e lehtësoi punën e shoferëve në finish meqë u dha mundësinë për nga një pit stop shtesë dhe finishi i garës kaloi pa dramë. /Insporti

Renditja e pilotëve:

Renditja e konstruktorëve:

-->