Gara fillon për pak, a do të ketë incident në kthesën e parë? (VIDEO)

Formula 1 13 Maj 2018 12:15

Gara për Shpërblimin e Madh të Spanjës në Formula 1 fillon në ora 15:00 dhe zhvillohet në shtegun e Katalonisë në Barcelonë.

Lewis Hamilton, do të niset nga pole position, pasi bëri një rreth të shkëlqyeshëm në kualifikime dhe dëshmoi se me tu kthyer në Evropë, Mercedesi i ka tejkaluar problemet, së paku sa i përket shpejtësisë nsë një rreth.

I dyti në garë do të niset kolegu i tij i ekipit Valtteri Bottas, kurse më prapa, në rreshtin e dytë startues gjendet tandemi i Ferrarit Vettel – Raikkonen dhe në rreshtin e tretë gjendet tandemi i Red Bullit Verstappen – Ricciardo.

Kjo në letër e bën Mercedesin dhe Hamiltonin favorit, por të gjithë u kujtohet gara e para dy vjetëve që ishte hera e fundit që në Spanjë Mercedesi kishte dy pozitat e para në start.

Dy shoferët e këtij ekipi (atëherë ishin Hamilton dhe Rosberg) patën kontakt në kthesën e parë dhe më pas një incident të madh në rrethin e parë, duke dalë të dytë nga shtegu.

Atë herë e fitoi Max Verstappen, i cili kishte thyer rekordin si fituesi mëi ri në odnjë gare në Formula 1, kurse sot niset i pesti dhe vetëm skenari i ngjashëm mund të bëjë që holandezi të përfundojë në shkallën më të lartë të podiumit.

-->