Gara për “Këpucën e Artë”: Baftiu shtatë ndeshje, nëntë gola

Blend Baftiu është duke kaluar momentet e tij më të mira në karrierë me skuadrën e Ballkanit. Baftiu është golashënuesi më i mirë i Superligës me nëntë gola pas 13 xhiro të zhvillkuara, shkruan Insporti.com.
Baftiu ishte përsëri në listën e golashënuesve në fitoren e Ballkanit kundër Feronikelit me rezultat 0:2.
Mesfushori 21 vjeçar ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshje sa i ka zhvilluar këtë kampionat në Superligë.
‘Fantazisti’ nga Prishtina këtë kampionat është në top formë dhe po e udhëheq Ballkanin në betejën për titullin e kampionit.
Pas Baftiut, golashënuesi më i mirë është sulmuesi i Trepçës ’89, Arb Manaj i cili ka shënuar shtatë gola.
Në këtë xhiro golin e gjeti edhe sulmuesi kroat i Gjilanit, Tomislav Busiç. Busiç me golin e shënuar kundër Ferizajt, renditet i treti në listën e golashënuesve me gjashtë gola, aq sa ka edhe bashkëlojtari i tij, Gerhard Progni që renditet i katërti.
Me het-trickun e realizuar kundër Ferizajt, top pesëshen e golashënuesve e kompleton Fiton Hajdari. Hajdari renditet në pozitën e pestë me pesë gola.
Ndryshe, gjiganti i futbollit të Kosovës, Prishtina nuk ka futbollistë të saj në top dhjetëshen e golashënuesve edhe pas xhiros së 13-të. /Insporti.com/
Blend Baftiu (Ballkani) 9
Arb Manaj (Trepça ’89) 7
Tomislav Busiç (Gjilani) 6
Gerhard Progni (Gjilani) 6
Fiton Hajdari (Gjilani) 5
Van Dave Harmon (Drenica) 5
Betim Haxhimusa (Drita) 5
Mendurim Hoti (Feronikeli) 5
Kastriot Rexha (Feronikeli) 5
Matheus De Paula (Vushtrria) 4