Garë e çmendur në Formula 1: Tetë shoferë përfundojnë jashtë, Hamilton dominon Çmimin e madh të Mugello

Formula 1 13 Shtator 2020 18:00

Është mbyllur gara e Çmimit të madh të Mugello pas shumë ndalesash.

Një garë e “çmendur” pasi plotë 8 shoferë nuk arritën ta mbyllnin deri në fund për shkak të përplasjeve.

Kjo garë u ndal 3 herë pasi organizatorët e garës nxorrën flamurin e kuq për të pastruar pistën nga aksidentet që ndodhën gjatë garës.

Fituesi i kësaj gare ishte Lewis Hamilton që e nisi nga vendi i parë dhe arriti ta ruante deri në fund këtë pozicion duke dominuar në të gjitha xhirot.

Në vend të dytë u rendit shoferi tjetër i Mercedes, Bottas, ndërsa në vendin e 3-të u rendit Albon. Ferrari edhe në këtë garë zhgënjeu sërish duke u renditur në vendin e 9-të me Leclerc dhe në të 12-tin Vettel.

-->