Garë e fortë për Thiagon – edhe gjiganti francez i interesuar për shërbimet e tij

Futboll 02 Gusht 2020 15:40

Paris Saint-Germaini është duke shprehur interesim për mesfushorin e Bayern Munichut, Thiago Alcantara.

Klubi parisien është duke përgatitur një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh për reprezentuesin spanjoll, raporton “Le 10 Sport”.

29-vjeçari është lidhur së fundmi edhe me Liverpoolin, por duket se kampionët e Francës pritet ta fitojnë garën për lojtarin.

Thiago ka refuzuar vazhdimin e kontratës me gjigantin bavarez, derisa kontrata aktuale i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

-->