Garë e nxehtë në Ligën e Parë, këto dy skuadra mund të futen në Superligë

Futboll 01 Maj 2021 18:26

Sot janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 25-të në Ligën e Parë, shkruan Insporti.

Skuadra lidere nga Grupi B, Ulpiana, u ndal me barazim nga Vllaznia 1-1, por ende ruan pozitën e parë.

Flamurtari shfrytëzoi barazimin e Ulpianës, duke fituar 2-4 në udhëtim te Ferizaji. Kryeqytetasit tani kanë 46 pikë në pozitën e dytë, një më pak se skuadra nga Lipjani.

Malisheva shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim te Drenasi me rezultatin 0-2, duke rrëmbyer pozitën e liderit.

Përveç fitores, Malisheva mori vendin e parë edhe falë humbjes së Dukagjinit në udhëtim te Vushtrria me rezultatin 3-1, me skuadrën nga Klina që tani bie në pozitën e dytë.

Në bazë të rënditjes, skuadra e Malishevës dhe ajo e Ulpianës janë afër futjes në Superligën e Kosovës.

Grupi A:

Image

Grupi B:

Image

-->