Garë interesante te femrat, Milosevska e para

FASK 20 Tetor 2019 21:53

Maja Milosevska ka fituar në garën që u zhvillua të dielën në Gjilan, në disiplinën auto sllallom.

Garuesja nga Maqedonia e cila rregullisht merr pjesë në garat e kësaj disipline në Kosovë, është shprehur e kënaqur për fitoren, por edhe për pritjen që i bëhet asaj.

“Ishte një garë shumë e mirë, me organizim të shkëlqyeshëm. Këtu më presin jashtëzakonisht mirë, prandaj jam pjesëmarrëse e rregullt e garave që organizon FASK (Federata e Auto Sportit e Kosovës). Do të vazhdoj të vij edhe në të ardhmen dhe natyrisht do të jem edhe në fundjavën e ardhshme në Ferizaj”, ka thënë Milosevska, e cila deri te fitorja arriti me kohën 03:37.252 sekonda.

Pozita e dytë në plasmanin gjeneral (e para për Kampionatin e Kosovës) i takoi Mimoza Jetullahut, e cila në fakt ishte më e shpejta, por që u penalizua për shkak të një gabimi gjatë vozitjes. “Për mua ishte hera e dytë që marrë pjesë në gara të automobilizmit dhe do të marrë pjesë edhe në Ferizaj. I inkurajoj edhe femrat tjera të marrin pjesë, sepse është ndjenjë e mirë, adrenalinë dhe mjaft interesante”, ka thënë Mimoza, e cila pati kohën 03:42.476, ndërsa iu shtuan 10 sekonda për shkak të gabimit.

Podiumi i fitueseve u plotësua me Shqipe Osmanin, e cila pati kohën prej 03:44.968 sekonda.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Eurogoma RT, para Gjilanit dhe Ferizajt.

Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Afërdita Ruva (Citroen C3 – Prishtina RT) 03:54.085

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)
1.Maja Milosevska (Opel Astra – N/A) 03:37.252
2.Shqipe Osmani (Golf VI – Eurogoma RT) 03:44.968
3.Usiana Konjuhi (Golf VI – Eurogoma RT) 03:59.049

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Mimoza Jetullahu (Golf VI – Eurogoma RT) 03:43.476
2.Qerime Rexhepi (Golf VI – Eurogoma RT) 03:57.450
3.Luljeta Topalli (AK Ferizaj) 03:58.968

Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 3)
1.Sevdije Mehmeti (Toyota – Eurogoma RT) 04:24.337

Plasmani gjeneral:
1.Maja Milosevska (Opel Astra – N/A) 03:37.252
2.Mimoza Jetullahu (Golf VI – Eurogoma RT) 03:43.476
3.Shqipe Osmani (Golf VI – Eurogoma RT) 03:44.968

Plasmani ekipor:
1.Eurgoma RT 55 pikë
2.AK Gjilani 20
3.AK Ferizaj 12

-->