Garë spektakolare, fitues, ai i zakonshmi – Skender Potera (VIDEO)

FASK 04 Gusht 2019 23:08

Drag Race 3 i ka arsyetuar pritjet për garën më të madhe të vitit që organizohet në auto sportin e Kosovës.

Garë, festë, adrenalinë, rivalitet, masivitet dhe interesim i madh i shikuesve janë elemente që e përbënë spektaklin e së dielës në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Risi nuk pati për sa i përket fituesit, sepse edhe këtë herë ai që dominoi ishte Skender Potera, i cili vazhdon të bëjë “çmenduri” dhe kësaj radhe distancën prej 402 metrave, ai me Audi-n e tij e kaloi për kohën 08:06.213 sekonda.

Duhet theksuar se përkundër numrit të madh të garuesve dhe atyre që e përcollën garën, nuk pati asnjë problem dhe zyrtarët e FASK-ut janë shprehur të kënaqur me ecurinë e garës.

“Kemi qenë të vetëdijshëm për masovitetin e garës, kemi punuar shumë, jemi mobilizuar me kohë dhe sot jemi të kënaqur që gara shkoi mirë. Natyrisht që gjithmonë ka vend për përmirësime dhe ne do të punojmë në këtë drejtim, por po vërehet qartë se me kalimin e kohës, si garuesit, ashtu edhe publiku, por edhe ne si organizatorë por fitojmë përvojë dhe kulturë të sjelljes”, ka thënë pas garës kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.

Veçori e garës së sotme ishte numri i madh i garuesve nga diaspora, që tradicionalisht në këtë kohë janë me pushime në Kosovë dhe e bëjnë garën më madhështore.

Muzika, shpërblimet dhe befasi tëndryshme po ashtu i dhanë garës një tjetër element shtesë për ta bërë edhe më atraktive.

Gepostet von PRC Racing am Sonntag, 4. August 2019