Gareth Bale do të bëjë sot një rikthim sensacional te Tottenhami

Futboll 31 Janar 2020 11:13

Drejtuesi i Tottenhamit, Daniel Levy, udhëtoi në Madrid për të negociuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, në tentim t’i siguruar shërbimet e Gareth Bale.

Drejtuesit e Tottenhamit janë shumë optimistë se e kanë gjetur një ofertë mjaftueshëm të mirë për ta kthyer sulmuesin anësor, Gareth Bale, sërish në Londër sot, nga Real Madridi.

Detajet e marrëveshjes nuk janë kompletuar ende, veçanërisht për pagën e Gareth Bale, i cili tani i fiton rreth 500 mijë funte në javë në Santiago Bernabeu.

Mungesa e shpeshtë e Balë në formacionet e para të Real Madridit ka bërë që Tottenhami të interesohet për ta kthyer atë në Premierligë.

Trajneri Jose Mourinho po kërkon edhe përforcime të tjera për repartin e sulmit, përkundër transferimit të Steven Bergëijnit dhe Gedson Fernandesit, pasi që Harry Kane do të mungojë për disa javë të tjera shkaku i një lëndimi muskulor.

-->