Gareth Bale ‘hesht’ Zidanen, shënon në fitoren e Realit kundër Arsenalit

Futboll 24 Korrik 2019 08:14

Real Madrid ka marrë fitoren e parë pasi mundi Arsenalin në ndeshje miqësore parasezonale, në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madrilenët e nisën shumë keq pasi pësuan dy gola shumë të shpejtë.

Lacazette në minutën e 10 nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, një penallti e fituar pas prekjes së topit me dorë nga Nacho.

Futbollistët e Unai Emery e dyfishuan epërsinë në minutën e 24′ me anë të Alexandre Lacazette.


Goli i Gareth Bale për Real Madridin

‘Los Blancos’ ngushtuan rezultatin me anë të Gareth Bale që realizoi për 2-1 në minutën e 56′. Tre minuta më vonë Reali shënopn golin e barazimit, me anë të Marco Asensio.

Me barazimin 2-2 ekipet ju drejtuan gjuajtjeve të penalltive. Reali aty u tregua më i saktë se ‘Topçinjtë’, duke e fituar kështu ndeshjen e International Champions Cup.

Xhaka, Monreal, Burton ishin lojtarët e Arsenalit që gabuan nga 11-metërshat. Kurse, Bale përkundër se shënoi gjatë ndeshjes, dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.