Gareth Bale nuk e festoi golin me bashkëlojtarët, refuzoi keq Vazquezin

Futboll 25 Shkurt 2019 09:08

Real Madrid është kthyer te fitorja në kampionat pas humbjes befasuese 2-1 të pësuar fundjavën e kaluar në shtëpi kundër Girona-s.

Madrilenët kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Levante-n në transfertë falë dy penalltive të akorduara nga VAR.

E para është dhënë në minutën e 43-të për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë edhe është transformuar në gol nga Karim Benzema.

Ndërsa, penalltinë e dytë në gol e konvertoi uellisani Gareth Bale, në minutën e 73-të.

 

Bale ka habitur të gjithë me veprimin e tij, duke mos festuar golin me bashkëlojtarët e tij, për shkak se startoi ndeshjen nga banka rezervë.

Ky veprim i tij ka bërë që tifozët e “Los Blancos” të ofendojnë në rrjetet sociale, madje duke kërkuar dhe largimin e tij nga skuadra.

 

Me këtë fitore Real Madridi renditet në pozitën e tretë me 48 pikë. /Insporti.com

-->