Gary Lineker ironizon me Mo Salah dhe çmimin e tij

Futboll 13 Maj 2018 10:51

Gary Lineker, moderatori i njohur i futbollit në Angli është i njohur për komentet e tij të guximshme, por edhe satirike e ironike në llogari të Premier Ligës dhe Federatës Angleze.

Lineker, një prej sul,çuesve më të mirë që e ka pasur kombëtarja e Anglisë në historinë e saj, sot ironizoi me futbollistin e Liverpooli, Mohamed Salah.

Moderatori i famshëm, duke qenë i lodhur nga numri i madh i çmimeve dhe mirënjohjeve që dhurohen në Angli për lojtare e trajnerë dhe nga zhurma që bëjnë mediat rreth këtyre çmimeve, në twitter shkroi “Mo Salah e ka fituar çmimin e 437-të si Lojtar i Vitit”.

Duket se Lineker nuk është adhurues i madh i mirënjohjeve, meqë më herët nuk është se ka pasur vërejtje të madha për Mohamed Salah, ose që ka bërë shaka në llogari të super yllit egjiptian të Liverpoolit.

-->