Gary Neville ‘e hedh për toke’ Alexis Sanchezin: Ai është një katastrofë

Futboll 20 Gusht 2019 11:21

Legjenda e Manchester Unitedit, ka sulmuar ashpër Alexis Sanchezin për paraqitjet e tij, teksa po analizonte lojën e United me Wolvesin.

Neville, tani analist i Sky Sports, tha se Sanchezi ka qenë “një katastrofë e vërtetë”, transmeton Insporti

“E mirëprita ardhjen e tij në klub, sepse mendova që do të ishte një sulmues që do të luante në të gjitha vijat, do të shënonte gola dhe do të ishte i pakompromis”, tha Neville.

“Ai ka qenë një katastrofë, një tmerr i vërtetë”, tha Neville në studion e Sky Sports.

“Nuk ia kam idenë se çka i ka ndodhur Alexis Sanchezit. Duhet të jenë dy. Atë që e pamë të luajë për Barcelonën dhe Arsenalin, dhe ai që është në Manchester… nuk e di se çfarë është”.

“Kam pasur shumë respekt për të, kemi folur shumë mirë për të, por tani duhet ta heqin nga klubi”, shtoi Neville.

Ai ka lavdëruar ekipin aktual dhe grupin e ri të lojtarëve, ku mosha mesatare është 24 vjeç, dhe shtoi se Unitedi do të mund të garojë me Cityn brenda dy viteve, kur parashikon se edhe do të largohet Pep Guardiola.

Sanchezi pritet të kalojë te Interi këtë afat kalimtar, në formë të huazimit. /Insporti.com/