Gary Neville e quan rrenc dhe qesharak agjentin Mino Raiola

Futboll 09 Prill 2018 14:33

Para derbit të madh të së shtunës në mes Manchester City dhe Manchester United, trajneri i “Cityzens” kishte deklaruar se super agjenti i futbollit, që është edhe agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola, gjatë afatit kalimtar të janarit, e kishte pyetur Guardiolan nëse ishte u interesuar ta transferonte mesfushorin francez tek City.

Pas derbit, Guardiola u pa duke iu afruar Pogbas teksa i pëshpëriti diçka në vesh, por trajneri katallan më pas tha se me francezin nuk kishte folur në lidhje me deklaratën e tij që kishte bërë para ndeshjes.

Mirëpo, edhe deklarata e Pep Guardiolas para ndeshjes, e pastaj edhe gjesti i tij duke biseduar me Pogban pas ndeshjes, nga shumëkush po shihet si një lloj synimi i qëllimshëm i trajnerit katallan, që të shkaktojë edhe më shumë polemika në mes Pogbas dhe Jose Mourinho, me të cilin thuhej se mesfushori francez, tash e një kohë nuk ka raporte edhe aq të mira.

Sido që të jetë, për këtë pështjellim, ish-lojtari i United dhe njëri nga legjendat e “Djajve të Kuq”, Gary Neville, ka një pikëpamje tjetër.

Neville deklaroi në analizën e tij të zakonshme në “Sky Sports”, se kur i kishte parë që këto lajme po shpërthenin në 24 orët e fundit para ndeshjes, ai citoi Jose Mourinhon i cili kishte thënë se, Raiola apo Pep janë duke gënjyer për këtë gjë.

“Pep Guardiola është bërë pak i djallëzuar, por edhe është vënë në lojë dhe nuk kam dyshim për këtë gjë”, tha Neville.

“Kurse Raiola, çfarë të them për të. Ai me të vërtetë do ta gënjente këdo. E llogaris si një njeri qesharak dhe mendoj se ka një ndikim shumë negativ në Paul Pogban”, përfundoi komentin e tij Gary Neville. /Insporti.com

-->