Gashi nuk luan, por fiton një milion euro

Futboll 15 Mars 2019 18:55

Shkëlzen Gashi është momentalisht pa klub, por prapë se prapë do të marrë mjaft para deri në fund të vitit.

Në vend se të ankohet për largimin e tij të padëshiruar nga klubi amerikan, Colorado Rapids, Gashi iu jep të gjithë stafit në zyre nga një pica dhe i falënderon për tre vitet e kaluara, shkruan “Blick”.

“Faleminderit për pasionin dhe dedikimin tuaj. I uroj të gjithë ekipit një edicion të suksesshëm”.

Për shkak se në ligën e futbollit të Amerikës është një limit për të huaj dhe Gashi është i vetmi i huaj me kontratë në skadencë, ai nuk ka të ardhme në Denver.

Sidoqoftë, ai do të përfitojë edhe një shumë prej rreth 1 milion eurosh në fund të vitit për shkak se kontrata e tij valide me klubin amerikan skadon vetëm në fund të dhjetorit.