Gattuso e komenton të ardhmen e Higuainit, dridh tifozët e Milanit

Futboll 12 Janar 2019 22:53

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Gonzalo Higuain dëshiron largimin në këtë afat kalimtar.

Higuain nuk pati ndonjë ndikim në fitoren prej 2:0 të Milanit ndaj Sampdorias në vazhdime në Kupën e Italisë, dhe Gattuso nuk e ka mohuar se “El Pipita” dëshiron të transferohet te Chelsea.

“Kemi një marrëdhënie shumë të sinqertë, i themi gjërat në fytyrë. Është një sinqeritet i madh. Kur një lojtar merr një vendim, është e vështirë t’ia ndryshosh mendjen. Momentalisht ai është lojtar i Milanit, dhe jemi duke e mbajtur fort. S’e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

Higuain verën e vitit kaluar kaloi te Milani në formë të huazimit nga Juventusi.

Ai deri tani ka bërë 15 paraqitje me rosonerët në Serie A, ku ka shënuar 6 gola në 15 paraqitje.