Gattuso: Jam i shkatërruar, do ta konsideroj të ardhmen

Futboll 27 Maj 2019 09:25

Genaro Gattuso ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi ndihet i dërmuarr pas një sezoni të gjatë në Serie A.

Trajneri italian dështoi të kualifikojë Milanin në Ligën e Kampionëve pasi mbeti jashtë top katërshes, duke përfunduar në pozitën e pestë me 69 pikë.

“E falënderoj ekipin. Jam krenar që e mbyllem me 69 pikë, edhe nëse dhemb që nuk u kualifikuam në Ligën e Kampionëve. Puna e trajnerit duhet të vlerësohet nga klubi dhe nga ekspertët. Do të takohem me klubin dhe do të bisedojmë. Dua t’i dëgjoj ata çfarë kanë për të thënë për punën time”, tha Gattuso për DAZN.

Trajneri italian thotë se do ta konsiderojë të ardhmen sepse ndihet i shkatërruar mendërisht.

“Unë ndiej shumë histori me këtë klub, kam ndier më shumë presion sesa që është dashur, mbase. Mezi flija gjumë këta 18 muajt e fundit, jam i shkatërruar copa-copa mendërisht dhe këtë duhet ta konsideroj”, theksoi ai. /Insporti.com/

-->