Gattuso shpreson në Champions

Futboll 25 Maj 2019 17:28

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk është dorëzuar akoma në luftën për top katërshe.

Edhe pse Gattuso thotë që nuk i është thënë nga ndokush që është e obligueshme kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Me xhiron e fundit që po afron, trajneri italian ka bërë të ditur se skuadra e tij akoma ka shpresë, dhe do të luftojë deri në fund.

“Ne duhet të bëjmë punën tonë, të luftojmë për fitoren dhe të shohim se çfarë ndodh pas vërshëllimës finale” ka thënë Gattuso.

‘Rossonerët’ e dinë se fati i tyre nuk varët vetëm nga duart e tyre, pasi ata grumbullojnë një pikë më pak sesa Atalanta e Inter.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra nga dy skuadrat do të bëjë hapin fals për t’i bërë dhuratën e madhe Milanit./Insporti