Gattuso shumë edukativ – i kam thënë se ia thyej dhëmbët nëse s’merr vesh

Futboll 05 Maj 2018 08:54

Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso nuk është nga ata individë që kanë qasje akademike ndaj futbollit.

Duke qenë një prej lojtarëve që më së shumti në Evropa ka vrapuar, por nuk është shquar për teknikë asnjëherë, Gattuso duket se të njëjtat metoda po i përdor edhe në karrierën e tij si traner.

Në anën tjetër Hechim Matsour është me siguri talenti më i madh që e ka Milani në ekip dhe një prej lojtarëve të rinj më të shkathtë në Evropë.

Madje, shkathtësitë e tij teknike janë aq të mëdha sa që ai u bë i famshëm për shkak të videove të ndryshme që kanë dalë në youtube ku bën lëvizje akrobatike dhe trika të ndryshëm me top.

Kur Gattuso mendoi se po bëhet më i famshëm për shkak të atyre videove sesa për shkak të lojës së tij dhe më shumë po koncentrohej në një trik ose lëvizje, sesa në një shfaqje 90 minutëshe, e ftoi në një “bisedë edukative”.

I kam shpjeguar që po bëhet më i famshëm për shkak të videove sesa për shkak të lojës dhe i kam thënë që nëse vazhdon ashtu do t’ia thyej dhëmbët” ka pohuar Gattuso duke treguar se lojtari më nuk bën lëvizje dhe akrobacione me top, por është bërë një futbolist serioz.

Mund të mos na pëlqejnë metodat “pedagogjike” të Gattusos, por duhet të pranohet se ato po kanë efekt.

-->