Gatusso kritikon ashpër futbollistët e Milanit

Futboll 29 Prill 2019 09:05

Trajneri italian i Milanit, Genaro Gattuso, është shprehur i pakënaqur me futbollistët e tij, duke thënë se janë duke e turpëruar klubin.

Milani nuk e shfrytëzoi shansin që të ngjitet në pozitën e katërt, duke pësuar humbje nga Torino si mysafir.

Si pasojë e kësaj humbjeje, Milani zbret në pozitën e shtatë në renditje katër javë para përfundimit të kampionatit, ndërsa Torino kalon mbi të në pozitën e gjashtë.

“Tash po argëtohemi më pak se para dy muajve dhe kjo po na kushton. Nuk jemi të freskët dhe po mendojmë shumë”, tha Gattuso pas ndeshjes.

“Jo vetëm që po prodhojmë rezultate turpëruese për ekipin tonë por jemi edhe duke e turpëruar një klub historik”, shtoi ai. /Insporti.com/

-->