Gazeta italiane: Mustafi transferohet te gjiganti italian

Futboll 11 Maj 2019 08:29

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Arsenal.

Mustafi këtë sezon është kritikuar për paraqitjen e dobëta në Premier League nga analistët si dhe tifozët, të cilët kanë kërkuar shitjen e tij.

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Milan është në kërkim të Mustafit, i cili më herët ka luajtur në Serie A me skuadrën e Sampdorias.

Raportohet se Milani mund ta transferojë futbollistin shqiptar për një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh. /Insporti.com/

-->