Gazeta spanjolle: Rakitic në PSG, Neymar në Barcelonë

Futboll 03 Korrik 2019 08:43

Pushimet thuajse kanë përfunduar dhe tani nis të përcaktohet e ardhmja… Te Barcelona ka shumë futbollistë që ende nuk kanë zgjidhur atë që do të bëjnë, për motive të ndryshme. Mes tyre, edhe Ivan Rakitic, që pas ardhjes së De Jong nga Ajax ndoshta do të ketë hapësira me pikatore.

Për këtë arsye, një mundësi mund të jetë shitja e kroatit, ndërsa sot “Diario Sport” ka publikuar foton e tij teksa me bashkëshorten nisen drejt Parisit. Sipas të përditshmjes, Rakitic pëlqehet nga PSG dhe mund të përfshihet në tratativat për kthimin e Neymar te Barcelona.

-->