Gazeta spanjolle shkatërron Barcelonën pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Futboll 10 Prill 2018 22:00

Kanë filluar sulmet ndaj Barcelonës në mediat spanjolle. Lajmi për humbjen ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, tashmë ka filluar të bëhet kryetitull në gazetat sportive.

Një prej tyre është prestigjozja ‘Marca’, që ka “turpëruar” Barcelonën pas eliminimit.

“Barcelona shkatërrohet në Romë”, është titulli i shkurtë dhe goditës i Marca.

Barcelona e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 4:1, për t’u eliminuar pas humbjes 3:0 në ndeshjen e kthimit në “Olimpico”. /Insporti.com

-->