Gazetari anglez: Mbappe e ka informuar PSG-në se do të largohet

Futboll 02 Mars 2021 22:43

Liverpooli vazhdon të lidhet fuqishëm më një transferim eventual të francezit Kylian Mbappe edhe pse dihet se nevojitet një shumë e madhe parash për ta konkretizuar këtë operacion.

Tani, lajmi më i ri vjen nga gazetari i “The Times” Duncan Castles i cili ka thënë se sulmuesi ia ka bërë me dije PSG-së se dëshiron të largohet nga klubi.

Castles gjithashtu ka deklaruar se ekipi i preferuar i Kylian Mbappe-s është gjiganti anglez, Liverpooli duke mos e përjashtuar as La Ligan, me Barcelonën dhe Real Madridin si klube të interesuara për shërbimet e tij.

Dihet se bisedimet ndërmjet lojtarit dhe gjigantit francez për rinovimin e kontratës ende janë duke vazhduar por lojtari nuk është shprehur shumë entuziast për vazhdimin e saj.

-->