Gazetari e konfirmon se është arritur marrëveshje mes Realit e Ajaxit për Van de Beekun

Futboll 02 Gusht 2019 11:34

Mesfushori holandez, Donny Van de Beek mund të bëhet shumë shpejt lojtar i ri i Real Madridit.

Gjatë të enjtes u raportua se Mbretërit kanë kthyer interesimin e tyre për holandezin e Ajaxit.

Sipas mediave në Spanjë u raportua se drejtuesit e Real Madridit kanë bërë ofertë për Van de Beek në vlerë të 60 milionë eurove.

Tani, thuhet se oferta për mesfushorin holandez është vlerësuar e bollshme dhe është pranuar nga Ajaxi.

Është gazetari i njohur Marcelo Bechler, i cili e jep të kryer marrëveshjen dhe pret nënshkrimin e kontratës nga lojtari.

“Nga sa kam mësuar, tashmë ekziston një propozim i pranuar nga klubi dhe lojtari holandez”.

“Van de Beek duhet të nënshkruajë kontratë për 5 ose 6 vjet në ditët e ardhshme”, shkruan në postimin e Bechler në Twitter.