Gazetari fle në konferecën e Nadalit – duhet ta shihni reagimin e tij

Australian Open është punë e zorshme për gazetarët. Këta që janë në Evropë, duhet ti përcjellin meçet në orët e hershme të mëngjesit, për shkak të diferencës së madhe në kohë, kurse ata që punojnë nga vendi i ngjarjes në Melburn, lodhen tepër nga përshtatja e gjumit, temperaturat e larta dhe ritmi i punës, raporton Insporti.
Një nga këta gazetarë të akredituar për të përcjellë këtë Grend Slem turne, ka fjetur në konferencën e Rafael Nadalit.
Tenisti i dytë në botë, duke pasur konsideratë për atë që po ndodhë, ka reaguar me shumë sportivitet, duke i dëshiruar “mirëmëngjes” dhe duke e vazhduar konferencën dhe duke pohuar se mesa duket “nuk jam aq interesant as unë, e as ajo çka po deklaroj”.
Nadal kaloi pa problem në rundin e dytë të Australian Openit, njëjtë si shumica e favoritëve, kurse Insport më herët ka raportuar se pikërisht në Melburn Andy Murray, dikur tenisti i parë në botë dhe rivali i Nadalit, i dha fund karrierës.
Nadal’s a funny guy, right?pic.twitter.com/pGbRQOABT9
— The Field (@thefield_in) January 14, 2019