Gazetari francez zbulon të rejat nga PSG: Mbappe, Al Khelaifi, Leonardo dhe Pochettino do të largohen

Futboll 13 Mars 2022 11:04

Më shumë se tre ditë pas rikthimit të Real Madridit në Champions League ndaj PSG-së, plagët janë ende shumë të hapura te skuadra parisiene. Nga sherri i presidentit në dhomat e zhveshjes tek përsëritja e ankesave të Pochettino në një konferencë shtypi, ka pasur shumë lajme nga Franca për klubin dhe situatën për sezonin e ardhshëm.

Në ‘Carrusel Deportivo’, gazetarët Andres Onrubia dhe Romain Molina folën me Alvaro Benito rreth asaj se si po shkon klubi.

Përveç kësaj, gazetari francez, Molina tregoi largimet që do të ndodhin në PSG për sezonin e ardhshëm, e që janë: Mbappe, Pochettino, Leonardo dhe Al-Khelaifi.

Sipas tij, emrat e lartëpërmendur kanë mundësi serioze për t’u larguar nga skuadra.

-->