Gazetari i kërkoi këshilla për Real Madridin – ky ishte reagimi epik i Diego Simeones
Futboll
14 Prill 2022
20:29

Diego Simeone ka folur për mediat në konferencën për shtyp në përfundim të sfidës së Championsit ndaj Manchester Cityt.
Tekniku argjentinas i është përgjigjur pyetjeve lidhur me ndeshjen, por në një moment një nga gazetarët në sallë i kërkon trajnerit një këshillë për Realin, i cili do të përballet me Cityn në fazën tjetër.
51-vjeçari nuk pranoi të përgjigjej dhe u largua me një buzëqeshje nga salla.