Gazetari i njohur anglez, për Kosovën: Kjo është skuadra më e mirë, e cila…

Futboll 10 Shtator 2019 22:04

Gazetari i njohur anglez, autor i disa librave për futbollin dhe taktikat, Michael Cox, ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës është skuadra më e mirë që ka parë ndonjëherë, e që ka humbur me katër gola disavantazh pjesën e parë të një ndeshjeje.

Cox, në rrjetin social Twitter, ka lavdëruar paraqitjen e Kosovës.

“Kjo [Kosova] është ndoshta skuadra me performancën më të mirë të pjesës së parë që kam parë ndonjëherë e cila është me katër gola disavantazh”, ka thënë Cox.