Gazetari i njohur italian konfirmon transferimin e Greizmann te gjiganti evropian

Futboll 12 Qershor 2019 21:35

Antoine Greizmann brenda pak ditësh do të jetë futbollist i Barcelonës, transmeton Insporti.com.

Greizmann javë më parë përmes një video kishte paralajmëruar largimin e tij nga Atletico Madrid, duke i falënderuar tifozët madrilen për mbështetjen e tyre gjatë këtyre viteve.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano njofton se Greizmann ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

 

Ai përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se drejtori i Atletico Madridit, Gil Marin e ka konfirmuar transferimin e francezit.

“Ne e dimë që nga muaji mars se Greizmann do të shkojë në Barcelonë”, ka shkruar Romano.

Greizmann në Atletico Madrid ishte transferuar nga Real Sociedad. /Insporti.com/