Gazetari i njohur Rashicës: “Knaqu me çaj në Vushtrri dhe nisu në Itali nënshkruaj me Milanin”

Futboll 25 Maj 2021 19:51

Sulmuesi vushtrrias, Milot Rashica po qëndron për vizitë tek familjarët e tij në Kosovë.

Gazetari i Supersport Kosovës, Arbër Avdyli i ka bërë një propozim interesant Rashicës.

“Milot, ngom. Rri edhe nej ditë te shpija në Vushtrri. Pusho, knaqu me çaj dhe tani nisu direkt në Itali dhe nënshkruaj me AC Milan” ka shkruar Avdyli në Facebook.

Menaxheri Altin Lala e ka pranuar se Milani ka qenë i interesuar për shërbimet e Rashicës.

Së fundi, mediat angleze raportojnë se Aston Villa ka bërë ofertë zyrtare për të transferuar 24-vjeçarin në Villa Park.

-->