Gazetari i njohur ‘shpërthen’ ndaj Xhakës: “Ai është një turp”

Futboll 27 Tetor 2019 19:41

Gazetari i njohur dhe tifozi i Arsenalit, Piers Morgan, ka shpërthyer në kritika ndaj Granit Xhakës.

Xhaka ishte pika kryesore e diskutimit dhe në qendër të vëmendjes nga ndeshja e sotme me Crystal Palace, pas incidentit që e pati me tifozët, transmeton Insporti

Ai u zëvendësua në minutën e 60-të të ndeshjes nga trajneri Unai Emery, e më pas shpërtheu ndaj tifozëve që e vërshëllyen pasi po ecte ngadalë drejt bankës rezervë.

Xhaka më pas fyu tifozët duke u thënë atyre “P****uni”, teksa po largohej në drejtim të tunellit, ndërkaq hoqi edhe fanellën.

Incidenti i Granit Xhakës me tifozët:

Piers Morgan ka thënë se Xhakës që sot duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit, pas veprimit të tij.

“Wow. Xhaka u zëvendësua pas një tjetër paraqitje të dobët – kështu që reagon duke u thënë tifozëve të Arsenalit ‘p****dhuni’, duke e hequr fanellën dhunshëm dhe duke vrapuar drejt tunellit”, shkroi Morgan në ‘Twitter’.

“Dhe ky supozohet të jetë KAPITENi ynë? Çfarë turpi i madh. Atij duhet t’i hiqet sot shiriti i kapitenit”, ka shkruar ai. /Insporti.com/

-->