Gazetari rumun fyen rëndë ikonën e tenisit, ky është dënimi

Tenis 24 Tetor 2019 17:28

Gazetari i njohur rumun Radu Banciu është dënuar me 1700 euro, pasi gjatë emisionit të tij në kanalin televiziv B1TV ka përdorur fraza të rënda raciste ndaj tenistes amerikane Serena Williams. Ai e ka krahasuar tenisten me ngjyrë me një majmun. Kjo nuk është hera e parë që ky gazetar jep deklarata të tilla.

“Serena Williams i ngjan një majmuni me prapanicë të kuqe që jeton në kopshtin zoologjik. Nëse i vesh ata majmunë me pantallona do të ngjanin njësoj si Serena Williams”, ka thënë gazetari rumun. Fjalë të rënda fyese ndaj një ikone të tenisit, që duket qartë se nuk pëlqehet shumë në Rumani.

-->