Gazetari spanjoll tallet keq me Juventusin

Futboll 11 Janar 2019 19:05

Situata te Real Madridi nuk është aspak e mirë dhe këtë e ka konfirmuar edhe kapiteni Sergio Ramos. Ajo që bie më tepër në sy është raporti jo i mirë i trajnerit Santiago Solari me mesfushorin Isco.

Në këtë situatë, Juventusi ka përgatitur sulmin për të marrë fantazistin spanjoll dhe ka bërë një ofertë prej 70 milionë eurosh.

Por kjo shifër ka sjellë shpërthimin e shtypit sportiv spanjoll. Tomas Roncero, gazetar i “AS” ka thënë, “70 milionë euro për Iscon? Juventusit duhet t’i vijë turp. Ka marrë Ronaldon për 100 milionë euro. Me 70 milionë euro mund të blihen vetëm këpucët e mesfushorit. Duhen të paktën 150 milionë për ta blerë këtë lojtar, jo më pak”.

Mbetet të shihet nëse do të ketë reagim nga skuadra italiane.