Gazetari vuri re veprimin e Sarrit në pankinë që frustroi Pochettinon gjatë ndeshjes Chelsea-Tottenham

Futboll 25 Janar 2019 16:01

Ndeshja e dytë e Carabao Cup mes Tottenhamit dhe Chelseat edhe pritej të ishte dramatike.

Ishin “Të Kaltërit” ata që triumfuan në fund duke eleminuar rivalin lokal pas penalltive, transmeton Insporti.

Mauricio Pochettino ishte një figurë frustruese në pankinë, dhe ishte protagonist në një incident herët kur argjentinasi u desh të shkëmbente disa fjalë me trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarri.

FBL-ENG-LCUP-TOTTENHAM-CHELSEA

Në minutën e 10-të, një ndërhyrje e fuqishme nga Eric Dier e la David Luizin të shtrirë dhe Sarri raportohet se protestoi duke ngritur një karton të verdhë imagjinarë në sytë e gjyqtarit të katërt.

Sarri dëshiroi që mesfushori anglez të ndëshkohej, por Pochettino nuk e vlerësoi gjestin e ish-menaxherit të Napolit dhe shkoi për t’u konfrontuar me të.


Gjyqtari i katërt u fut në mes dhe me të drejtë i tha Sarrit që të mos e bëjë përsëri. /Insporti.com/

-->