Gazetarja bukuroshe e sportit konfirmon lidhjen, kush është fatlumi?

Futboll 23 Tetor 2019 11:14

Ish-miss Shqipëria, tash gazetare e sportit Hygerta Sako ka befasuar të gjithë kur zbuloi në mënyrë të papritur se është në një lidhje kur nga ‘single’ e ndryshoi statusin e saj ‘në një marrëdhënie’ në Facebook.

Kaq mjaftoi që mediat rozë të pushtoheshin nga titujt për një romancë të re në jetën e moderatores shqiptare.

Dhe pak minuta më parë ajo bëri reagimin e parë pas këtyre lajmeve, Hygerta hyri në Instagram për të thënë dy fjalë të ëmbla për të bijën në ditën e saj të lindjes.

Edhe pse duket e pabesueshme që kanë kaluar gjithë këto vite, Anais mbush 13 vjeç, dhe në këtë ditë nuk mund të mungonte dhe dedikimi special i nënës së saj.

“13 vjet së bashku, 13 vjet mirënjohje ndaj Zotit që më fali një engjell, një motiv për të gëzuar e jetuar çdo ditë Gëzuar ditëlindjen fryma ime, thesari im, buzëqeshja ime ”, shkruaj Hygerta.

Moderatorja e njohur e sportit ka zbuluar papritur statusin e ri vetëm pak ditë pasi tha publikisht në një emision se është beqare.

Tani ajo që mbetet është të ‘zbulohet’ se kush është fatlumi.

-->