Gazetarja e pyet për botërorin e vitit 1990, ja si përgjigjet Barella

Uncategorized 04 Korrik 2021 21:01

Donatella Scarnati, gazetarja italiane e Rai Sport, është bërë virale në internet pas pyetjes së bërë ndaj Nicolo Barella në konferencë për shtyp.

“Na trego pak emocionet e netëve magjike të Botërorit 90, kur ishe 7 vjeç”, i thotë mes të tjerash gazetarja mesfushorit të Interit.

Në fakt isha minus 7 vjeç, kam lindur në 1997”, përgjigjet Barella, ndërkohë që nuk mungojnë as të qeshurat.

Donatella kërkoi falje në moment, ndërkohë që ka reaguar më pas edhe përmes një postimi në “Twitter”.

-->